Edukim mediatik: manual për trajnerë – MËSOJMË TË NJOHIM

Description

Ky Manual për trajnues është krijuar si udhëzues praktik për secilin që ka përfunduar trajnimin për edukim mediatik dhe informues “Mësojmë të njohim” (Learn to Discern - L2D) në kuadër të Projektit të USAID-it për të edukim mediatik “Të rinjtë mendojnë” (YouThink), në mënyrë që më pas vetë të mund të zhvillojë trajnime për njerëzit e komunitetit të tyre. Si trajner i “Mësojmë të njohim”, do t’i ndihmoni pjesëmarrësit të kuptojnë arsyet për rrezikun nga manipulimet me të cilat ballafaqohemi të gjithë, të mësojnë se si paragjykimet dhe emocionet ndikojnë në vendimet tona, si duket peizazhi i sotëm mediatik, cilat janë llojet e ndryshme të përmbajtjeve mediatike dhe shumë më tepër.

Manuali mbulon strategjitë më të zakonshme për dezinformimin dhe manipulimin në media dhe prezanton mjetet bazë për kontrollimin e informacioneve dhe vlerësimin e mesazheve të ndryshme mediatike. Ky proces përfshin gjithashtu ndërtimin e rezistencës emocionale ndaj përmbajtjes që përmban elemente të manipulimit mediatik. Kurrikula përmban shumë shembuj të mediave globale dhe lokale, por nuk i etiketon mediat si “të mira” ose “të këqija”, as nuk u rekomandon pjesëmarrësve se cilat media të ndjekin. Fokusi është mbi aftësinë për t’i rezistuar ndikimit të të gjitha formave të dezinformatave që mund të çojnë në vendime të painformuara, panik ose frikë.

Nëpërmjet këtij trajnimi, do t’i ndihmoni pjesëmarrësit të mësojnë të përdorin përmbajtjet mediatike në mënyrë më kritike, të fitojnë aftësi për të identifikuar manipulimin në të gjitha format e tij dhe të përdorin mjete për të verifikuar informacionin dhe burimet, duke rritur kërkesën për gazetari më të përgjegjshme dhe për rrjedhje transparente të
informacioneve. Ky është një angazhim i rëndësishëm; prandaj Projekti i USAID-it për edukim mediatik “Të rinjtë mendojnë” e ka përshtatur këtë Manual për trajnerë, që të jetë
sa më praktik dhe i dobishëm. Çdo mësim fillon me një listë të materialeve të nevojshme dhe vlerësim se sa kohë do t’ju duhet për ta përfunduar. Çdo aktivitet përfshin pika diskutimi, këshilla diskutimi dhe udhëzime të hollësishme, madje ju tregon se si t’i shpërndani materialet dhe si t’i ndani pjesëmarrësit në grupe. Gjithçka që ju nevojitet e keni këtu.

Ju urojmë punë të mbarë!

development partners

Related Resources

Send this to a friend